I ikin luftës, më shumë se 1 milion ukrainas kaluan në Poloni

schedule22:35 - 6 Mars, 2022

schedule 22:35 - 6 Mars, 2022

Më shumë se 1 milion refugjatë kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, thonë rojet kufitare polake.

“Sot në orën 20:00 (1900 GMT) numri i njerëzve nga Ukraina në Poloni e kaloi një milion. Kjo është një milion tragjedi njerëzore,” tha shërbimi i rojes kufitare në Tëitter.

Më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm 10 ditë, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR).

Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, e ka quajtur atë krizën më të shpejtë të rritjes së refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Harta më poshtë  e BBC, bazuar në shifrat e OKB-së deri sot tregon se ku po shkojnë refugjatët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!