PD i përgjigjet Nokës: E gjithë Vora e di se bëre fushatë për llogari të djalit të Aqif Rakipit më 25 prill

schedule18:35 - 6 Mars, 2022

schedule 18:35 - 6 Mars, 2022

Partia Demokratike ka sulmuar deputetin Flamur Noka, që sipas tyre ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët sot Noka i cilësoi ata si të pafytyrë që akuzojnë se ‘Shtëpia e lirisë’ bashkëpunon me PS. PD publikon disa dokumente ku KQZ nuk ka miratuar kryetarët e komisioneve të PD në qendrat e votimit në Vorë pasi nuk ishin banues të saj. Këtë vendim të KQZ, PD e cilëson si bashkëpunim të Berishës me Ramën.

“Individë që janë pasuruar në kurriz të PD, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin. Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD. PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve. Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike.”, shkruan PD në një deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!