Niklas Sule nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Bayern Munich, dhe rrjedhimisht largimi i qendërmbrojtësit nga skuadra bavareze do të ndodhte.
26-vjeëari nuk do të largohet nga Bundesliga, teksa zgjodhi Borussia Dortmund si skuadrën e tij të re, që do i bashkohet gjatë merkatës së verës si lojtarë i lirë.
Verdhezinjtë zyrtarizuan në ditën e para të muajit shkurt afrimin e Sule për sezonin e ardhshëm, me lojtarin e kombëtares gjermane që ka firmosur deri në 2026 dhe do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.
Një vendim që i befasoi të gjithë në kampin e Bayernit, teksa kjo lëvizja e Sule nuk u prit mirë nga tifozët. Vetë lojtari ka thyer heshtjen duke shpjeguar se pse nuk ishte ai që bëri publik vendimin për t’u transferuar te Dortmundi.
“Nuk fola sepse nuk doja të krijoja kaos. Unë jam mirënjohës, sepse edhe pse do të vazhdoj karrierën te Dortmundi, tifozët e Bayernit nuk më fishkëllejnë dhe akoma thërrasin emrin tim në kor”, deklaroi Sule. /f.a/abcnews.al