Videoja e Napolit për luftën Rusi-Ukrainë flet dhe shqip

schedule15:20 - 5 Mars, 2022

schedule 15:20 - 5 Mars, 2022

Rusia prej më shumë se një javë po vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës, sulmet ruse çdo ditë e më shumë po shkaktojnë një numër të lartë viktimash.

Shumë personazhe të njohur edhe në botën e sportit kanë zgjedhur t’iu bashkohen ushtrisë ukrainase dhe të luftojnë për vendin e tyre, ndërsa shumë skuadra e sportistë kanë treguar edhe mbështetjen e tyre për Ukrainën.

E fundit është skuadra e Napolit e cila nëpërmjet një videoje ku disa prej lojtarëve të skuadrës dhe trajneri, kërkojnë që të ndalohet lufta.

Midis tyre ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani i cili e ka dhënë mesazhin e tij në gjuhën shqipe. “Ndalojeni luftën” ishin fjalët e Rrahmanit. Ndërsa lojtarët e tjerë të huaj te Napoli e thanë në gjuhën e tyre, për të dhënë mesazhin se të gjithë vendet janë kundër kësaj lufte.

Napoli e shoqëroi këtë klip edhe me shkrimin: “Këto janë kohë të rrezikshme, tragjike dhe na takon neve dhe të gjithë fansave tanë të dërgojmë një mesazh paqeje. Ndoshta mund të rrisë ndërgjegjësimin për atë që po ndodh dhe të ndihmojë në përfundimin e luftës”.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!