Stomatologia që end qilima, Ornela e vetmja e re në Krujë që punon në tezgjah

schedule14:12 - 5 Mars, 2022

schedule 14:12 - 5 Mars, 2022

Nga Ahmet Zani

Prej kufizimeve nga pandemia ka një rënie të ndjeshme të turistëve në Kalanë dhe Pazarin e Krujës. Shumë dyqane me produkte artizanale janë mbyllur. Në një prej atyre që gjetëm hapur takuam Ornela Tabakun me profesion stomatologe.

Këtë vit që lamë pas s’ka pasur shumë turistë, kemi shumë biznese që I kanë lënë për shkaqe familjare dhe ekonomike ose që janë larguar nga vendi. Biznesi është vështirë të mbahet çdo ditë kemi detyrime ndaj shtetit kemi dhe ditë që s’punojmë dhe arrijmë në falimentim. Çdo ditë vijnë njerëz të rinj ka disa që e kanë lënë nga pamundësia, por ka dhe të moshuar që se mbajnë dot. E ne si biznes familjar kemi menduar një moment ta mbyllim. Puna është si ariu, punon verën dhe fle dimrin. E ne në verë kemi punë, në dimër e hapim sa për figurë”, ka thënë ajo.

Ajo dhe nëna e saj prej disa vitesh prodhojnë qilima dhe produkte të tjera ku ndërthurin traditën me moderne.

“Tradita duhet ruajtur, por është për të ardhur keq se në Krujë janë shumë pak artizanë që po e mbajnë. Jam e vetmja e re që po e mbaj, jam vetëm unë dhe një I ri tjetër po ka zanat tjetër, bën qeleshe. Stomatologjia dhe artizanati janë të ndërthura, se të dyja janë dhe art. Stomatologu bën art me dhëmbët, ndërsa këtu bëjmë art me traditën. Qilimat kanë qenë traditë mbarë shekullore. Jemi munduar ti bëjmë moderne që dhe turistët e huaj të mos largohen pa marrë një copëz Shqipëri. Kemi bërë portofola të vogla që s’ju peshon, se turistët e marri se nuk ju peshon, nuk marrin punime të mëdha për shkak të peshës. Ricikluam copa dhe kemi bërë dhe çanta”, është shprehur stomatologia.

Ornela është shumë punëtorë. Në pritje të klientëve punon në tezgjah. Ka shumë vështirësi dhe lodhje.

Në këto momente po bëjmë një qilim tipik shqiptar që simbolizon shqiponjën. Për një metër katror duhet një javë punë nga 8 orë në ditë. Gjithë trupi është në lëvizje gjatë gjithë kohës. Sikur të mësosh makinë”.

Çdo qilim ka simbole 100% shqiptare. Ornela nga njeh me disa prej tyre.

“Këto janë muret e rrethuese të kalasë. Kjo simbolizon copëza të ndryshme të Shqipërisë, ky është zogu, shqiponja. E veçanta është se qilimi është njëlloj nga dy anë, ndryshe nga ato, që bëhen me makineri”, ka thënë ajo.

Në dyqan bie në sy ky qilim shumë I veçantë.

“Ky qilim është 200 vjeçar I punuar nga gjyshet. Me shqiponjën e vjetër të Skënderbeut”.

Familja Tabaku i vjen në ndihmë dhe komunitetit. Artizanët që nuk kanë një vend ku të tregtojnë i çojnë produktet e tyre në dyqanin e kësaj familje.

“Shqiponjat e drurit janë gdhendur nga artizanë të Krujës, që nuk kanë një biznes. I ndihmojmë, I punësojmë, ata I bëjnë dhe kur shiten ju japim lekët’.

Bakri, qeramika, gipsi janë materialet që përdoren më së shumit nga artizanët krutanë, të cilët kanë prodhuar sende që dikur përdoreshin në shtëpitë shqiptare. Si mullinjtë e kafesë apo piperit, faqore rakisë, gota apo personazhe të ndryshëm të historisë. Siç është dhe Marigoja duke qëndisur flamurin./abcnews.al