Gjigantët botërorë ndalojnë aktivitetin e tyre në Rusi, marka e famshme mbyll 502 dyqane

schedule12:40 - 5 Mars, 2022

schedule 12:40 - 5 Mars, 2022

Ndërsa konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e dhjetë të luftimeve dy gjigantët botërorë kanë ndaluar aktivitetin e tyre në Rusi, si pjesë e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi kundër Kremlinit, që prej hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë, 24 shkurt.

Zinxhiri ndërkombëtar i veshjeve do të mbyllë të gjitha dyqanet e tetë markave të tij: Zara, Pull & Bear, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Oysho, Zara Home dhe Uterqüe.

Nga nesër Zara do mbyllë të gjitha dyqanet me aktivitet në Rusi, tha pronari kompanisë “ Inditex”, shkruan BBC.

Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, Blinken mbërrin në Poloni për të diskutuar për sigurinë e refugjatëve

Zyrtarët e kompanisë Inditex thonë se janë duke hartuar një plan për të mbështetur 9,000 punonjësit e saj me bazë në Rusi, ndërkohë që shërbimet janë pezulluar “përkohësisht”.

Ndërkohë kompania e pagesave online Paypal gjithashtu ka mbyllur shërbimet në Rusi, duke dënuar në këtë mënyrë  “agresionin e dhunshëm ushtarak të vendit”. Zyrtarët e qeverisë ukrainase i kishin bërë thirrje PayPal të largohej nga Rusia dhe t’i ndihmonte ata me mbledhjen e fondeve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!