Kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boichenko ka bërë thirrje për një korridor humanitar mes një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse. Qyteti port ka qenë i rrethuar që nga e enjtja dhe Boichenko tashmë ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare atje.
Qyteti është shtëpia e rreth 450,000 njerëzve dhe furnizimi me energji dhe ujë është ndërprerë për shkak të bombardimeve të rënda. Një nga portet më të mëdha të Ukrainës, Mariupol është strategjikisht i rëndësishëm, sepse kontrolli i tij do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut të mbështetur nga Rusia raporton “BBC”.
/ abcnews.al