Lufta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha, ka ardhur gjithnjë e duke u rritur u rritur që prej 9 shtatorit të viti të shkuar, ditë e cilë shënohet edhe si krisja zyrtare mes të dyve.
Por ajo që u vu re ditën e sotme, ishte sa e habitshme por edhe ekpike. Askush nuk priste që të shihte live në faqen e Facebook të Sali Berishës, mitingun përmbyllës të Lulzim Bashës në Shkodër, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Xhemal Bushatin.
Gafa e Berishës ka marrë vëmendje të madhe edhe nga vetë qytetarët që e ndjekin atë në Facebook.
Mesa duket pës kaq shumë vitesh bashkëpunim, doktori në një moment ka kujtuar se edhe në këtë fushatë ai ëhstë në krahë të Lulzim Bashës. /Abcnews.al/