Lufta në Ukrainë nuk po shkakton terror dhe frikë vetëm tek qytetarët që po përjetojnë këtë moment tragjik, por e njëjta situatë ëhstë në të gjithë Europën.
Por ajo që tremb edhe më shumë është se nëse ndonjë nga raketat ruse do të godiste një termocentral bërthamor, dhe pikëpyetjet e mëdha janë se çfarë ndodh më pas.
Profesoresha e Shkencave Materiale në Iniversitetin e Sheffield në Britaninë e Madhe, Claire Corkhill, shkruan se nëse do të kishte një zjarr brenda ndërtesës së reaktorit, ai do të shuhej menjëherë nga sistemet automatike të sigurisë. Vetë ndërtesat e reaktorit janë mjaft të forta, kështu që karburanti bërthamor duhet të jetë mjaft i sigurt atje.
Një shpërthim do të ndodhte vetëm nëse do të kishte një shkrirje bërthamore, e cila mund të shkaktohet nga furnizimi me energji elektrike në vend dhe gjeneratorët rezervë duke u dëmtuar.
Nëse kjo ndodh me një termocentral bërthamor që funksionon, atëherë mund të ketë një shpërthim si ai që ndodhi në Fukushima (një aksident bërthamor në Japoni në 2011).
Në Zaporizhzhia, reaktorët po vihen në “mbyllje”, që do të thotë se një shkrirje bërthamore nuk mund të ndodhë.
Ndërkohë nga ana tjetër bota mbetet e ngrirë edhe për veprimet e mëtejshme që mund të bëjë Putini, ku më katostrafali mendohet të jetë ai i përdorimit të armëve bërthamore. /Abcnews.al