Janë rikthyer përsëri infektimet me Covid-19 në Gjermani. 19 raste të reja të infektuarisht te skuadra e Mainz, kanë bërë që ndeshja kundër Borussia Dortmund të shtyhet.
Lajmin është konfirmuar nga vetë klubi i Mainz, ku tregohet se 13 prej të infektuarve janë futbollistë. Pas kësaj, klubi gjerman kishte bërë kërkesë që ndeshja e radhës ndaj Dortmundit të shtyhet.
Kjo kërkesë e tyre është mirëkuptuar nga Federata e Futbollit të Gjermanisë dhe klubi i Borussia Dortmundit. Sot, klubi i Manizit bëri të ditur se kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 mars.
ℹ️ 19 members of the first team set-up have tested positive for COVID-19. The players who tested negative trained individually this afternoon.#Mainz05 pic.twitter.com/4aWI8Ut0Ly
— Mainz 05 English (@Mainz05en) March 3, 2022
/f.a/abcnews.al