Sami Khedira u takua me Cristiano Ronaldon në dy faza të ndryshme të karrierës së tij, fillimisht në Real Madrid dhe më pas në Juventus.
Ish-mesfushori gjerman pranoi se me kalimin e viteve portugezi është pjekur, duke u bërë një lider i vërtetë.
“Kam takuar dy persona të ndryshëm. Ai i Real Madridit ishte më i ri, ndoshta pak më i pasigurt dhe egoist, jo në kuptimin negativ.
Ai duhej të gjente personalitetin e tij. Ai shënoi kaq shumë gola dhe ishte fantastike, por ai nuk kishte shumë ndikim në skuadër. E gjeta te Juventus dhe ai kishte të njëjtin egoizëm në shënimi, por ishte një lider natyral. Ai gjithmonë na shtynte dhe e dinte se kishte nevojë për mbështetjen e shokëve të tij për të fituar trofe.
Ai ishte gjithmonë pjesë e ekipit edhe në Real, por në Juventus ishte pak më i pjekur. Gjithmonë i fokusuar në fushë, por pak më i qetë.”/ h.ll/abcnews.al