Konfederata e industrive ka reaguar lidhur me nismën e fundit ligjore të ekzekutivit për publikimin e të dhënave personale të pronarëve të kompanive “guackë” të regjistruara në parajsat fiskale, që veprojnë në Shqipëri.
Kreu i kësaj konfederate, Gjergj Buxhuku, e cilëson këtë nismë të vonuar në kohë dhe të paplotë në thelbin e draftit të paraqitur zyrtarisht.
“Vendosja e kufirit të poshtëm prej 25% të kapitalit, si kusht për publikimin e aksionerëve të kompanive “guackë”, lë shteg për kryerjen e transaksioneve fiktive, që rrezikojnë drejtpërdrejt përmbushjen e qëllimit të nismës ligjore”, thuhet në reagimin e Konfindustrisë.
Konfindustria ka kërkuar, që deri në përgatitjen e bazës së të dhënave duhet, që me ligj të paktën të ndalohet lidhja e kontratave të reja prokuruese nga buxheti i shtetit dhe të kompanive me kapital publik për kompanitë “guackë”. /abcnews.al