Ministri i Jashtëm: Rusia mund t’i sulmojë territoret e veta me raketa për të fajësuar Ukrainën

schedule14:35 - 3 Mars, 2022

schedule 14:35 - 3 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se Rusia ka vendosur disa sisteme raketore në një fshat kufitar me Ukrainën të drejtuara kah territori rus.

Sipas kryediplomatit ukrainas, ekziston mundësia që Rusia të sulmojë territoret e veta për ta akuzuar Ukrainën.

“Raporte shqetësuese: Rusët mund të kenë drejtuar sisteme të shumta lëshimi raketash në fshatin kufitar rus Popovka drejt territorit të tyre. Duke ditur natyrën barbare të veprimeve ruse, kemi frikë se mund të përgatitet një operacion i rremë për të akuzuar Ukrainën”, ka shkruar ai.