Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një kërkesë ministrisë së Punëve të Brendshme që të shtyjë vlefshmërinë e pasaportave dhe Kartave të Identitetit, të cilat kanë skaduar para datës 6 mars, kur mbahen dhe zgjedhjet në 6 bashki.
Kjo kërkesë bëhet me qëllim që qytetarët të cilëve u ka përfunduar afati i përdorimit të pasaportave apo ID-ve, të kenë mundësi të votojnë në gjashtë bashki të vendit me mjetet e vjetra të identifikimit.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 25 prillit kur iu lejua pjesëmarrja në votime qytetarëve të cilëve u kishte skaduar afati i përdorimit të pasaportave apo kartave të identitetit.
Mbi vlefshmerine e dok te identifikimit biometrik

/abcnews.al

