A i dini përfitimet e vajit të arganit për flokët? Si ta përdorni

schedule12:24 - 3 Mars, 2022

schedule 12:24 - 3 Mars, 2022

Vaji i arganit është një vaj natyral që gjen një përdorim të gjerë në produktet kozmetike. Ky vaj ushqyes është plot me acide yndyrore që trupi ynë nuk mund t’i prodhojë vetë, si omega-3. Këto acide yndyrore ndikojnë në shëndetin e flokëve por edhe të lëkurës tonë.

“Vaji i pastër i arganit është i shkëlqyeshëm për sipërfaqet e lëkurës të prirura ndaj psoriazës”, tha dermatologia Stacy Chimento për Allure. “Vajin e arganit mund ta përdorni edhe vetëm ose me kremin e preferuar të fytyrës”, shtoi ajo.

Si ndikon në shëndetin e flokëve?

Siç rezulton, ka disa mënyra në të cilat vaji i arganit mund të përmirësojë strukturën dhe cilësinë e flokëve. Ashtu si efektet e tij në lëkurë, vaji i arganit mund të ndihmojë në hidratimin dhe rinovimin e flokëve të thatë dhe të dëmtuar. Përdorimi i rregullt mund të parandalojë këputjen e fijeve.

Si ta aplikoni

Megjithëse përdoret për të gjitha llojet e flokëve jo të gjithë duhet të aplikojnë të njëjtën sasi. Nëse keni flokë të trashë ose kaçurrela, mund të përdorni vaj argani të pastër. Megjithatë, nëse keni flokë të hollë ose të yndyrshëm, duhet të përdorni versionet më të lehta.

Në çdo rast, për rezultate më të mira, aplikoni gjithmonë një sasi të vogël duke u fokusuar në majat e flokëve. /abcnews.al