15,000 njerëz janë strehuar në metronë e Kievit

schedule01:12 - 3 Mars, 2022

schedule 01:12 - 3 Mars, 2022

Deri në 15,000 njerëz tani janë duke u strehuar në stacionet e metrosë së Kievit, sipas zyrtarit përgjegjës për metronë e qytetit. Viktor Brahinsky tha për mediat ukrainase se nëntoka mund të strehojë deri në 100,000 njerëz raporton “BBC”. Ai shtoi se sistemi aktualisht ka ujë dhe banjo, si dhe ushqim dhe ilaçe.

“Shumë njerëz nuk kanë ku të shkojnë. Disa metra në dysheme dhe një batanije janë bërë shtëpia e tyre e vetme,” tha ai, raporton shërbimi ukrainas i “BBC-së”. “Ne i nxisim njerëzit që të sjellin rroba, ushqim dhe mbështetje për ata përreth tyre – veçanërisht gratë me fëmijë të vegjël dhe të moshuarit,” shtoi ai.  / abcnews.al