Dy lagje të tjera në kryeqytet kanë marrë zgjidhje të furnizimit me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës ka finalizuar ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellës kanalizimeve . Nisur nga ankesat e banorëve për rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Nikolla Tupe” (në ish-bllok), Bashkia e Tiranës u përgjigj menjëherë duke kryer investimin e ri, që siguron një shërbim shumë më cilësor për qytetarët.
Ndërkaq,pas verifikimeve në terren, grupet e punës kanë bërë të mundur riparimin e tubacioneve të amortizuara tek rruga “Ymer Kurti” në Njësinë 5, duke eliminuar problemet në rrjetin e vjetër të ujësjellësit. Ky rikonstruksion eliminon problematikat e furnizimit me ujë të pijshëm, duke mundësuar një shërbim më të mirë ndaj banorëve të zonës përreth.
Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij./abcnews.al