Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Rusia tha se pushtoi Kherson, Ukraina e përgënjeshtron

schedule13:05 - 2 Mars, 2022

schedule 13:05 - 2 Mars, 2022

Teksa luftimet Rusi –Ukrainë kanë arritur në ditën e shtatë, kryebashkiaku i qytetit ukrainas, Kherson ka përgënjeshtruar deklaratën e ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila tha se forcat ushtarake morën nën kontroll qytetin.

“Qyteti nuk ka rënë, pala jonë vazhdon të mbrohet,” tha kryebashkiaku Oleksiy Arestovych, shkruan skynews.

Gjatë mëngjesit të sotëm, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se trupat e saj ushtarakë morën nën kontroll qytetin jugor të Ukrainës, sipas raportimit të BBC.



Ndërkohë 4 persona kanë humbur jetën pasi ushtria ruse goditi me raketa ndërtesën e policisë rajonale në qytetin Kharkiv, Ukrainë, sipas autoriteteve të vendit, shkruan BBC

Raketa goditi ndërtesat që i përkisnin policisë, Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës dhe Universitetit Kombëtar Karazin rreth orës 08:10 të mëngjesit. Fotot e postuara në mediat sociale tregojnë zjarrfikësit duke u përpjekur të shuajnë flakët që kanë përfshirë ndërtesat.

Kryebashkiaku i qytetit tha se Kharkiv është “i rrethuar pjesërisht” nga ushtria ruse, duke shprehur mirënjohjen për guximin e ukrainasve, të cilët nuk janë dorëzuar përballë agresionit rus./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!