Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e shtatë të tyre. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë.
Ndërkohë Ministria ruse e mbrojtjes thotë se trupat e saj ushtarakë kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, raporton BBC.
Nëse qyteti ka rënë në duart e ushtrisë ruse, do ta bënte atë qytetin më të madhin në Ukrainë të pushtuar nga forcat ruse deri më tani.
Më herët trupat ruse sulmuan ndërtesën e policisë rajonale në qytetin Kharkiv, shkruan BBC.
Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës ka marrë gjithashtu flakë pas sulmit./abcnews.al/