Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se sheh një angazhim të forcave politike që janë të përfshira në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.
Në një lidhje me ‘Log.’, në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Celibashi deklaroi se në këto zgjedhje do të jenë të angazhuar rreth 650 mijë zgjedhjes.
‘Proces që angazhon rreth 650 mijë votues janë rreth 1 mijë qendra votimi. Nga pikëpamje numerike kanë një lloj peshe. Edhe partitë politike janë të angazhuara, sepse ka një lloj angazhimi. Vetëm buxheti i shtetit ka akorduar `190 milionë lekë për financimin e këtyre zgjedhjeve, por ka dhe mbështetje financiare nga donatore të ndryshëm’, u shpreh Celibashi.
I pyetur nga Xhafo se nëse edhe në këto zgjedhje sistemi elektronik që do të aplikohet në Vorë do të ketë sërish sukses si në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë , a do të përdoret masivisht në zgjedhjet e ardhshme, Celibashi tha se kjo kërkon ende kohë.
Sipas tij janë forcat politike ato të cilat do të duhet të vendosin sa i përket përdorimit në masë të sistemit elektronik.
‘Realisht nuk di të them se është tërësisht një çështje për të cilën do të ishte mirë që dhe partitë politike të vendosnin për këto çështje. Do të duhet ta vlerësojnë ata nëse ja vlen t’i shpenzojmë ato para në një sistem të tillë. Ka disa avantazhe por duhen vënë në balancë të gjithë aspektet e këtij sistemi. Në zgjedhjet e ardhshme të rritej numri i qendrave ku të përdoret sistemi elektronik, por në mënyrë graduale. Nxjerrja e rezultatit harxhoni jo vetëm para, por kohë njerëz, këto sistemi elektronik do t’i eliminonte në momentin kur ne e kemi rezultatin shumë afër momentit të nxjerrjesh së votimit’, tha Celibashi.
Sa i përket regjistrimit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ Celibashi tha se ishte një vendim i marrë tërësisht bazuar në ligj.
‘Ishte tërësisht një vendim i marrë në përputhje me ligjin. I cili këtë moment e ka të rregulluar të qartë dhe të plotë. Nuk patëm asnjë dilemë për të vendosur ashtu siç vendosëm. Qartësia e ligjit na ka ndihmuar në këtë rast’, vijoi më tej kryekomisioneri.
Ndërkohë që analisti Lorenc Vangjeli e pyeti nëse ndihej nën presion politik apo nëse zgjedhjet janë shumë të vonuara, Celibashi preferoi që të mos përgjigje. /Abcnews.al