Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asambleja e FSHF nesër, kur nis dhe ku do të transmetohet

schedule21:13 - 1 Mars, 2022

schedule 21:13 - 1 Mars, 2022

FSHF do të organizojë ditën e nesërme Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore dhe presidenti Armand Duka një ditë më parë ka deklaruar se do kërkohet shtyrja e zgjedhjeve për një datë tjetër.

FSHF ndërkohë ka njoftuar sot për të tjera detaje: “Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila do të zhvillohet nesër, e mërkurë, 2 mars 2022, ora 10:00, në Shtëpinë e Futbollit, do të transmetohet live në kanalin e FSHF në Youtube nga ku mund ta ndiqni dhe të merrni sinjalin”.

Në asamblenë e nesërme pritet që të kalojnë pasqyrat financiare dhe të miratohet buxheti, kurse për zgjedhjen e presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv do të duhet të bëhet një votim për të përcaktuar një datë tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!