9 viktima dhe 183 raste të reja me Covid në Maqedoni

schedule18:08 - 28 Shkurt, 2022

schedule 18:08 - 28 Shkurt, 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar 183 raste të reja me Covid nga 1 362 testime.

Prej rasteve të reja 135 janë në Shkup, Kavadar dhe Strumicë 7, Kumanovë 6, Gjevgjeli 5, Prilep, Shtip dhe Strugë 4, Gostivar 3, Ohër dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Manastir, Koçani, Negotinë dhe Kriva Pallanka.

Në orët e fundit kanë humbur jetën gjithashtu 9 pacientë dhe kanë fituar betejën me Covid 845  qytetarë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë diagnostifikuar gjithsej 297.262 raste, ndërsa prej tyre 284.756 janë regjistruar si të shëruar dhe 9.010 persona kanë humbur jetën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!