Zelensky hedh firmën për anëtarësimin e Ukrainës në BE

schedule17:36 - 28 Shkurt, 2022

schedule 17:36 - 28 Shkurt, 2022

Ndërsa ndodhet në ditën e pestë të pushtimit nga Rusia, Ukraina po hedh hapa para për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi të hënën aplikikim për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Momenti i nënshkrimit të deklaratës është bërë publik nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës, në Twitter, ku shkruhej se “ky është një moment historik”.

Zelensky bëri thirrje më herët që Ukraina të anëtarësohet sa më parë të jetë e mundur në BE. Sakaq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von de Leyen tha: “Ukraina është një prej nesh dhe ne e duam në Bashkimin European”. g.v/abcnews.al