Napoli mori një fitore shumë të rëndësishme në minutat e fundit ndaj Lazios 1:2, në ndeshjen e javës së 27-të të Seria A.
Skuadra e Spallettit merr në këtë mënyrë edhe komandën e kampionatit Italian.
Insigne do të shënonte në minutën e 62-të për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërsa Lazio do të reagonte me anë të Pedro që do të sillte edhe baraspeshën mes dy skuadrave në minutën e 88-të.
Për të siguruar 3 pikë për napolitanët mendoi në sekondat e fundit të takimit 90+4, Fabian Ruiz.
Me këtë triumf, Napoli tani ngjitet në vendin e parë me 57 pikë, aq sa ka edhe Milani, kurse Interi është i treti me dy pikë më pak, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Lazio mbetet i shtati me 43 pikë gjithsej, shtatë nga zona e Championsit. /f.a/abcnews.al