Në përfundim të vizitës një ditore në Tiranë të drejtorit të Përgjithshëm për Politikat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë së mirë në Bashkimin Europian, Christian Danielsson, ambasadori i Unionit në Shqipëri, Luigi Soreca, një koment të fundit e bëri përmes rrjetit social Twitter.
Soreca shprehet shpresëplotë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë se ftesa e Danielsson dhe e tija për rikthimin e një ambienti politik më konstruktiv, nuk ka rënë në vesh të shurdhët.
Deklaratën ambasadori i BE-së Soreca, e bëri publike në përfundim të takimeve që Danielsson zhvilloi me faktorë të spektrit politik në vend.
“I hope for all the citizens of #Albania that our invitation to restore a more constructive political environment is not left unheard. This is a shared national mission”. @DanielssonEU ??at the end of a very intense and constructive one-day visit to #Tirana ??.#EUforAlbania ???? pic.twitter.com/q8STgEsvzM
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) March 7, 2019
/abcnews.al