Koreja e Jugut thotë se lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut është “i padëshirueshëm” ndërsa bota po përpiqet të zgjidhë luftën në Ukrainë

schedule06:33 - 27 Shkurt, 2022

schedule 06:33 - 27 Shkurt, 2022

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut tha se lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut të dielën është “i padëshirueshëm” ndërsa bota po përpiqet të zgjidhë pushtimin rus të Ukrainës, sipas zyrës së presidentit të Koresë së Jugut.

Pas gjuajtjes së një rakete balistike nga Koreja e Veriut të dielën në mëngjes me orën lokale, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut mbajti një takim urgjent ku ata shprehën “shqetësim të thellë dhe keqardhje të madhe” për lëshimin, që është testi i tetë i raketave të Koresë së Veriut në 2022 raporton gazetarja Gawon Bae e “CNN”.

Anëtarët thanë se Koreja e Veriut duhet t’i përgjigjet ofertave nga komuniteti ndërkombëtar për një dialog dhe i kërkuan veriut “të ndalojë menjëherë veprimet në kundërshtim me zgjidhjen paqësore përmes diplomacisë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!