Gjermania ka urdhëruar ndalimin e hyrjes së avionëve rusë në hapësirën ajrore të vendit, sipas ministrit gjerman të Transportit Volker Wissing. Kufizimi është duke u përgatitur për momentin, tha një zëdhënëse e ministrisë për “CNN”.
Linja ajrore gjermane Lufthansa gjithashtu do të shmangë menjëherë hapësirën ajrore ruse për shkak të luftës në Ukrainë, tha të shtunën një zëdhënëse e Lufthansa. Linja ajrore tha se nuk do të operojë me shërbime në destinacionet ruse raporton “CNN”. Të gjitha fluturimet për dhe nga Rusia janë pezulluar nga e shtuna për shtatë ditët e ardhshme.
Fluturimet që janë në hapësirën ajrore ruse do ta lënë atë brenda një kohe të shkurtër. “Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë ka përparësinë më të madhe për ne në çdo kohë,” tha Lufthansa në një deklaratë dërguar “CNN”. / abcnews.al