I ftuar në Abcnews.al Juxhin Plovishti është pyetur nëse i ka ndodhur ndonjëherë të harroj skenarin. Ai ka rrëfyer një moment në skenë kur papritur harron skenarin dhe mezi po dilte nga situata. Më pas ka pasur të qeshura midis tij dhe dy aktorëve të tjerë dhe i është rikujtuar skenari por nuk flisnin dot nga e qeshura.
Të ka ndodhur ndonjëherë të harrosh skenarin gjatë interpretimit?
Më ka ndodhur, patjetër që më ndodh.
Si ke dalë nga situata?
Do të tregoj tek imitimi i Adi Krastës ka pasur një moment që unë harrova skenarin dhe ju thoja dy aktorëve të tjerë “më nxirrni nga kjo situatë ju lutem”. Për publikun nuk po kuptohej por unë e di se çfarë vështirësie kisha nga brenda. U krijua një kolaps i madh dhe më kapi e qeshura … Gjithë ai siklet i madh shpërtheu me të qeshura dhe kur na u kujtua teksti ndërkohë që po qeshnim nuk flisnim dot nga e qeshura. /abcnews.al/