Volodymyr Zelensky “hero”, por kush është  Zonja e Parë e Ukrainës

schedule16:47 - 26 Shkurt, 2022

schedule 16:47 - 26 Shkurt, 2022

Voloymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës ka fituar zemrat e të gjithë në mbarë botën, ndërsa qytetarët e tij e shohin si “hero”. Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ai ka qëndruar i fortë, duke iu kërkuar vazhdimisht qytetarëve të bëjnë rezistencë.

Daljet e tij publike para kombit janë gjithnjë e më të shpeshta për të informuar mbi situatën. Zelensky ka thënë se “objektivi numër 1 i armikut është ai dhe numër 2 familja e tij”. Një telefonat nga Uashingtoni i ofroi atij ndihmë për evakuim, por e refuzoi duke thënë se i nevojiten armë dhe jo udhëtim. Që në momentin e parë që rusët u futën në vendin e tij, ai hoqi kostumin zyrtar dhe veshi uniformën ushtarake.

Për veprimet e tij, Zelensky është shpallur “hero i Ukrainës”. Ndërsa e gjithë vëmendja është tek ai, mediat e huaja sjellin edhe një profil të bashkëshortes, shkruan abcnews.al.

Olena Zelensky është një nga gratë më me ndikim në Ukrainë. Ata janë njohur kur Olena ishte studente në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Kombëtar Kryvyi Rih. Marrëdhënia e çiftit përparoi me kalimin e kohës, ata qëndruan të lidhur për tetë vjet përpara se të martoheshin më 6 shtator 2003. Oleksandra, vajza e tyre, lindi më 15 korrik 2004. Zelensky lindi djalin e tyre Kyrylo më 21 janar 2013.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!