Gjiganti kinez i telekomunikimeve, Huawei, ngriti padi kundër Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për shkak të një ndalese që i kufizon agjencitë federale të përdorin prodhimet e tij.
Huaëei tha se SHBA nuk ka arritur të sjellë prova për të mbështetur ndalesën dhe shtoi se kompania nuk ka lidhje me Qeverinë e Kinës.
“Ndalesa jo vetëm është e paligjshme, por gjithashtu e pengon Huaëein per konkurrencë të ndershme, duke i dëmtuar në fund konsumatorët amerikanë”, tha presidenti i Huaweit, Guo Ping.
Padia u ngrit në një gjykatë federale në Teksas.
SHBA kanë bërë të ditur se kanë kufizuar përdorimin e prodhimeve të Huaëeit për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare. Qeveria e Kinës mund ta përdorë teknologjinë për t’i zgjeruar kapacitetet e spiunimit, edhe pse kompania këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar. /abcnews.al

