Një anije mallrash me destinacion Rusinë kapet në Kanalin Anglez

schedule12:17 - 26 Shkurt, 2022

schedule 12:17 - 26 Shkurt, 2022

Marina franceze ka kapur një anije mallrash në kanalin anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut, shkruan BBC

“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Baltic Leader’ që transportonte makina është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanalin Anglez dhe është dërguar në portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën veriore”, sipas një zyrtari.

“Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës.

Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e “Baltic Leader” ka bashkëpunuar me autoritetet franceze.”

Ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!