Pse nuk duhet të anashkalojmë kurrë mëngjesin?

schedule08:21 - 26 Shkurt, 2022

schedule 08:21 - 26 Shkurt, 2022

Për shumë, mëngjesi është një “ligj” në dietën e përditshme. Për të tjerët, mëngjesi thjesht nuk ekziston… Është vetëm një kafe që na “hap” sytë që të punojmë gjithë ditën. Cila zgjidhje është më e drejtë? Patjetër që e para. Një hulumtim nga Universiteti Binghamton arriti në përfundimin se nuk ka vetëm një dietë të shëndetshme që “funksionon” për të gjithë.

Hulumtimi përfshiu 2600 njerëz, burra dhe gra, të cilët plotësuan një pyetësor rreth dietës së tyre, stërvitjes dhe faktorëve të tjerë të stilit të jetesës. Gjetjet tregojnë se gratë e reja duhet të hanë mëngjes çdo ditë, të ushtrojnë shpesh, të mos konsumojnë shumë kafeinë dhe të abstenojnë nga ushqimet e shpejta nëse duan të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor.

Vëzhgimi më i rëndësishëm është se burrat kanë më pak gjasa të preken mendërisht nga dieta e tyre sesa gratë. “Për sa kohë që meshkujt ndjekin një dietë paksa të mirë, do të kenë shëndet të mirë mendor. Dieta prek më shumë femrat. Nëse femrat kryesisht konsumojnë ushqim të shpejtë, atëherë stresi do të rritet”, shpjegon Lina Begdache.

Pra, gratë kanë një nevojë të madhe për të ndjekur një dietë të shëndetshme dhe për të ushtruar për të arritur atë që ne e quajmë mirëqenie, por mbi të gjitha për të mos anashkaluar kurrë mëngjesin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!