Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në mesazhin e tij video të premten në mbrëmje se forcat ruse kanë sulmuar “infrastrukturën civile,” duke përfshirë kopshtet e fëmijëve raporton gazetari Jonny Hallam i “CNN”. Duke i’u drejtuar popullit të Rusisë ndërsa fliste rusisht, Zelensky tha: “Nuk ka asgjë që mund të shpjegojë pse kopshtet e fëmijëve dhe infrastruktura civile po bombardohen”.
Ai vazhdoi: “Çfarë lloj lufte është kjo kundër fëmijëve ukrainas? Kush janë ata? A janë edhe ata neonazistë? Apo janë ushtarë të NATO-s që imponuan një kërcënim ndaj Rusisë?”
“Ju lutemi ndihmoni njëri-tjetrin, veçanërisht të moshuarit, të vetmuarit, ata që kanë nevojë për mbështetjen tuaj”, tha ai. “Në rast rreziku, ju lutemi shkoni në strehimore”. / abcnews.al