Janë mësuar edhe 4 skuadrat e para të cilat kualifikohen në turin tjetër të Europa League.
Atalanta kaloi pa probleme skuadrën e Olympiacos, teksa në ndeshjen e sotme e mposhti me rezultatin e pastër 3-0. Autorë ishin Maehle 40’ dhe Malinovsky dopietë në minutën e 67 dhe 69.
Lojtari ukrainas pas golave të shënuar kishte edhe një mesazh për për ngjarjet e fundit që kanë përfshirë popullin e tij, “Jo luftë në Ukrainë”.
Sfida e parë mes tyre grekëve dhe skuadrës italiane ishte mbyllut me shifrat 2-1, ku Berat Gjimshiti do të shënonte dopietë.
Edhe skuadra gjermane e Leipzig ka arritur të kalojë më tej, ku ka mposhtur me shifrat 3-1 skuadrën e Real Sociedad. Autor të golave ishin 67′ Zubimendi për Real Sociedad ndërsa 39′ Orban, 59′ A. Silva, 88′ (p) Saborit për skuadrën gjermane.
Ndërsa skuadra tjetër që pret gjithashtu një biletë për në turin tjetër është edhe skuadra e Dinamo e Zagrebit e cila mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Sevillas.
Sfida mes Lazios dhe Portos u mbyll në barazim 2-2, ndërsa kalon në fazën tjetër kjo e fundit, e cila kishte fituar ndeshjen e pare mes tyre. Në këtë mënyrë skuadra iataline e Lazios i jep fund aventurës së saj në Europa League. /f.a/abcnews.al