Pushtimi i Ukrainës nga trupat Rusë, mëngjesin e sotëm ka marrë vëmendjen e të gjithë botës. Shumë figura të njohur të sportit por jo vetëm kanë reaguar duke kërkuar tërheqjen e ushtrisë Ruse nga territori i Ukrainës.
Nëse deri tani kemi parë vetëm reagime nga personalitete të Ukrainës, një reagim për t’u duartrokitur vjen nga futbollisti kryesorë i kombëtares Ruse.
Fedor Smolov, përmes një postimi në “Instagram” ka kërkuar përfundimin e luftës, teksa ka shkruar “JO LUFTË”!
Smolov është lojtari i parë rusë i cili kërkon nga qeveria e tij të tërheq trupat nga territori i Ukrainës, veprim ky për tu duartrokitur, duke marr parasysh regjimin e presidentit Putin në Rusi. /f.a/abcnews.al