Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pushtimi Ukrainës, Macron thirrje Rusisë: Të përfundojnë menjëherë operacionet ushtarake

schedule09:18 - 24 Shkurt, 2022

schedule 09:18 - 24 Shkurt, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Macron tha se Moska duhet të përfundojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Twitter të enjten. “Franca solidarizohet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai, raporton CNN.

Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky herët në mëngjes sot. Zelensky i ka kërkuar “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.

Zelensky gjithashtu kërkoi unitet në Evropë dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”, sipas Elysee. Macron foli gjithashtu me Charles Michel, president i Këshillit Evropian, të enjten në mëngjes. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!