Avancon Putin, Pentagoni: Më shumë trupa ruse po bëjnë “xhiro” në Ukrainën lindore

schedule22:33 - 23 Shkurt, 2022

schedule 22:33 - 23 Shkurt, 2022

Pentagoni deklaron se “forcat ushtarake shtesë të Rusisë po lëvizin në” rajonet e Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë.

“Pentagoni beson se forcat ushtarake shtesë ruse po lëvizin” në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës”, tha sekretari John Kirby gjatë një konference para kamerës në Pentagon të mërkurën.

CNN raportoi më herët se trupat ruse janë zhvendosur në rajonin lindor pro-Moskë të Ukrainës që Rusia tani e ka njohur si “të pavarur”, sipas kryeministrit të Letonisë anëtare të NATO-s dhe burimeve të njohura me inteligjencën amerikane.

“Sipas informacionit që kam në dispozicion, Putini po lëviz forca dhe tanke shtesë në territoret e okupuara të Donbasit”, tha kryeministri letonez Arturs Krisjānis Kariņš për CNN të mërkurën.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes në Uashington tha të mërkurën se forcat ruse të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën janë “gati” për fillimin e një sulmi, nëse marrin një urdhër për këtë.

Autoritetet amerikane kanë vlerësuar se Rusia ka mbi 150,000 trupa përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Rreth 80% e atyre forcave janë tani “në pozicione që ne do t’i konsideronim si të gatshme për sulm”, tha zyrtari, duke shtuar se ato ndodhen në një distancë prej 5 deri në 50 kilometrash nga kufiri. Zyrtari amerikan, që foli në kushte anonimiteti, shtoi se “ne ende nuk mund të konfirmojmë njoftimet se forcat ruse janë zhvendosur në Donbas, rajonin e Ukrainës lindore të kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!