Një familje në Angli porositi pica për të kaluar një mbrëmje të këndshme në shtëpi por mbetën të habitur kur hapën kutinë. Stuart Knight vuri re se kutia nuk ishte e mbyllur. Më pas, sapo e hapi, u befasua kur zbuloi se gjysma e picës mungonte.
Pak më vonë, duke parë videon nga kamera e sigurisë së shtëpisë së tij, ai pa personin që i kishte sjellë porosinë që qëndronte në makinë duke ngrënë picën. Ai e ndau videon në internet duke paralajmëruar klientët e tjerë që të kontrollojnë ushqimin kur ta marrin atë.
Pasi zbuloi se çfarë kishte ndodhur, ai thirri kompaninë e dërgesës për t’u ankuar dhe mori një rimbursim. Mirëpo, nuk e kanë njoftuar për të ardhmen e punonjësit, i cili sipas tij duhej të ishte shkarkuar pas asaj që bëri.
/abcnews.al