Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 6 punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kontrollit në Durrës, të cilët u arrestuan te dielen për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre. Gjykata ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Greta Batushën si dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për Durim Zekën, Arjan Gjyzelin, Dorina Doganajn dhe Gëzim Çaçën. Gjashte policet u arrestuan nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit, të akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Sipas SHÇBA efektivët bënin të mundur kalimin e personave me rekorde kriminale, duke shmangur sistemin TIMS, në këmbim të parave. /abcnews.al
U arrestuan për korrupsion, gjykata lë të lirë 6 policët e Portit të Durrësit
schedule14:19 - 5 Mars, 2019
schedule 14:19 - 5 Mars, 2019