Komisioneri i MLS i “shuan” ëndrrën Neymarit

schedule14:49 - 23 Shkurt, 2022

schedule 14:49 - 23 Shkurt, 2022

Neymar deklaroi para disa ditësh se do të preferonte të mbyllte karrierën e tij në kampionatin e Amerikës së Veriut, në MLS.

Mirëpo ky lajm ka qarkulluar edhe në Amerikë, ku komisioneri i Major League Soccer, Don Garber ka folur për këtë gjë tek “ESPN”.

“Ne nuk kemi nevojë të sjellim një lojtar të madh në fundin e karrierës së tij vetëm sepse ai ka vendosur të pensionohet këtu. Nëse ata nuk vijnë për të respektuar ligën dhe tifozët e saj, ne nuk i duam ata në MLS.”/ h.ll/abcnews.al