Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë së fundmi një përshkrim të homologut të tij rus, Vladimir Purtin, pas takimit që patën disa ditë më parë në Moskë dhe që mori jo pak vëmendje.
Macron tha se ai kishte ndryshuar, krahasuar me tre vite më parë që kur liderët u takuan personalisht, sipas një burimi të Elysee, shkruan CNN.
Duke iu drejtuar gazetarëve në Paris të hënën, pas një fjalimi kombëtar televiziv të Presidentit rus, burimi tregoi atë që Macron kishte vënë re gjatë takimit të liderëve më 7 shkurt në Moskë.
Macron u kishte thënë gazetarëve në avion gjatë kthimit se ai e gjeti Putinin si “më të ashpër dhe më të izoluar” kur u takuan ballë për ballë në kryeqytetin rus, tha burimi.
“Në avion, Presidenti Macron u kishte shpjeguar gazetarëve të pranishëm se Putini që kishte takuar në Kremlin nuk ishte më i njëjti me atë që kishte parë në dhjetor 2019, takimi i tyre i fundit.
“Macron kishte gjetur në Kremlin një njeri që ishte në të njëjtën kohë më i ashpër, më i izoluar dhe i cili, në thelb, kishte hyrë në një lloj rrëshqitjeje që ishte si ideologjike ashtu edhe për sigurinë”, tha burimi.
Macron është shfaqur si ndërmjetësi kryesor i Evropës në përpjekjet diplomatike për të shmangur luftën në Ukrainë në javët e fundit. Dyshja kaluan më shumë se pesë orë të mbyllur në bisedime kokë më kokë gjatë takimit të tyre në Moskë këtë muaj. g.v/abcnews.al