Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit ministria bën me dije se nga 3 506 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 848 raste të reja dhe kanë humbur jetën 11 pacientë.
Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup janë 451, Kavadar – 50, Manastir – 43, Velesi – 39, Prilep – 37, Kumanova – 33, Kërçova – 30, Tetova – 23, Radovishi – 18, Struga – 15, Gostivari dhe Negotina – 13, Gjevgjelia – 11, Koçani dhe Resnja – nga 11, Dibër – 9, Ohër, Kriva Pallanka dhe Vallandova – 6, Strumicë – 5, Shtip, Demir Hisar dhe Makedonski Brod – 3, Dellçevë, Berovë dhe Demir Kapi – 2, Sveti Nikole, Bogdanci, Kratovë, Makedonska Kamenica dhe Pehçeva – nga 1.
Ministria bën me dije se në orët e fundit janë shëruar 1 369 pacientë. nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 294.407, prej të cilëve 279.695 janë shëruar, ndërsa 8.937 kanë ndërruar jetë./abcnews.al