Inzaghi: Duhet të silleshim ndryshe, Sassuolo ka mundur edhe Milanin e Juven

schedule21:02 - 20 Shkurt, 2022

schedule 21:02 - 20 Shkurt, 2022

Simone Inzaghi, pas humbjes që Interi pësoi në shtëpi kundër Sassuolo, për DAZN deklaroi: “Jam shumë i zemëruar për trajtimin që i bëmë ndeshjes. Sassuolo kishte fituar me Milanin këtu dhe në Torino me Juventusin. Duhet të ishim më të kujdesshëm”.

“Në pjesën e dytë u përpoqëm të organizonim diçka, por nuk  patëm asnjë episod. Ne duhet të kishim një tjetër qasje ndaj ndeshjes. Tani do të analizojmë me qetësi, do të përpiqemi të gjejmë energji fizike dhe mendore”.

“U përpoqëm të rihapnim takmin, por nuk ia dolëm dot. Kishim disa mungesa te rëndësishme, por ne duhet të jemi më të fortë se mungesat, episodet apo pezullimet. Na mungonte shkëlqimi. Kemi pësuar dy gola që nuk duhet të pësohen”.

“Sot duhej të ishim më të mirë dhe më të vëmendshëm sepse e dinim që Sassuolo është një ekip teknik dhe ka lojtarë të shkëlqyer në kundërsulme. Një skuadër që dëshiron të fitojë Scudetton nuk mund të ketë një qasje të tillë ndaj ndeshjeve” . /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!