Manchester United mposhti me shifrat 4-2 skuadrën e Leeds, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të të Premier League.
Plot 6 gola u shënuan në këtë takim, por golin më të bukur e ka shënuar lojtari i Leeds, i cili do të mbahet mendsh shumë gjatë.
Nga një kënd i pamundur, Rodrigos ka arritur të dërgojë topin në rrjetë me trajektoren e çuditshme. Për më tepër që në portë gjendej De Gea, një portier i lindur për të pritur goditjet e pa evitueshme në dukje. Një gol ky që është kandidat si më i bukuri i sezonit në Premier League.
/f.a/abcnews.al