Al Jazeera: Khashoggi u dogj në një furrë në rezidencën e konsullit arab

schedule14:46 - 4 Mars, 2019

schedule 14:46 - 4 Mars, 2019

Ndërsa misteri mbi zhdukjen e disidentit Jamal Khashogi vijon ende, një dokumentar i “AL Xhazira”, pretendon se trupi pajetë i tij është djegur në një furrë në oborrin e rezidencës së konsullit të Arabisë Saudite në Stamboll.

Trupi i pajetë e Jamal Kashogi, gazetarit disident saudit të vrarë në konsullatën saudite në Stamboll. U dogj në një furrë në rezidencën e konsullit. Kjo është ajo që ka ndodhur sipas një dokumentari të Al Jazeera.

Sipas këtij dokumentari, trupi është copëtuar dhe më pas është djegur në një furrë në një ambjent të hapur, në një temperaturë që përdoret për të shkrirë metalet. Më pas në atë furrë është djegur një lloj mishi tjetër për të fshehur gjurmët.

Edhe pak kohë më parë ky fakt u konfirmua nga e përditshmja turke “Harriet” sipas të cilës hetuesit kishin arsye të besonin se kishte qenë një furrë për pjekjen e mishit, brenda konsulatës së arabisë saudite në Stamboll, ajo që u përdor për të zhdukur trupin e pajetë të gazetarit.

Hetuesit turq kanë mundur të konfirmojnë dhe pse e kanë pasur të ndaluar të hyjnë në konsullatë, se furra në oborrin e rezidencës së konsulit arab, është përdorur për orë të tëra pas zhdukjes së bashkëpunëtorit të Uashington Post. Sipas të dhënave janë porositur, po atë ditë nga konsulata 32 racione mish nga një restorant i famshëm në Stamboll. Dhe gjysma e trye nuk ishin të pjekura. Një situatë që ka bërë të dyshojnë hetuesit të cilët prej muajsh përpiqen yë zgjidhin misterin e trupit të zhdukur.

Cështja vazhdon të shkaktojë tensione në marrëdhëniet diplomatike mes Arabisë Saudite dhe Turqisë. Drejtësia turke i ka kërkuar Arabisë Saudite ekstradimin e 18 personave mes të cilëve, dhe këshilltari i princit Mohammed bin Salman. Por Arabia saudite refuzon t’i ekstradojë./abcnews.al