Grupi amerikan ofron 350 milionë euro për blerjen e Atalantës

schedule08:45 - 19 Shkurt, 2022

schedule 08:45 - 19 Shkurt, 2022

Një ndryshim duket se po ndodh në Atalanta, e cila po përgatitet të kalojë në duart e një fondi investimi nga Amerika për një shumë afër 350 milionë euro.

Një epokë e re duket se po lind për Atalantë, pasi klubi është afër blerjes së tij nga fondi amerikan i investimeve, KKR!

Sipas raportimeve të mediave në Itali, familja Percassian që drejton Bergamaskët prej muajsh është në negociata me gjigantin amerikan për koncesionin e 80% të paketës mazhoritare të klubit me një vlerë financiare prej 350 milionë euro.