Sokol Cikalleshi ka qënë përsëri protagonist me ekipin e tij, Konyaspor.
Konyaspori ndeshej sot ndaj Kasimpasa ku përfundoi me rezultatin 4-4. Pasi vendasit e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 2-1, e dyta nuk nisi me këmbën e mbarë.
Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për Konyasporin pasi miqtë përmbysën rezultatin. Ata barazuan në minutën e 60-të rezultatin në 3-3.
Në minutën e 81-të, Cikalleshi u fut në fushën e lojës për t’i dhënë një dorë sulmit të Konyasporit.
Pas një loje me shumë kartona, Kasimpasa shënoi golin e avantazhit në minutën e 91-të. Por mrekullia ndodh në minutën e 100 të shtesës, ku Sokol Cikalleshi barazon rezultatin në 4-4 me anë të një penalltie.
Ky është goli i shtatë për sulmuesin e kombëtares shqiptare me klubin turk./ h.ll/abcnews.al
GOL | Konyaspor 4-4 Kasımpaşa
⚽️ 90+10′ Cikalleshi (P)
MUHTEŞEM MAÇ ???
Maç linki, Anlık goller ve pozisyonlar için takip: @GoalHubTR pic.twitter.com/5H8fVaLner
— Anlik goller (@Anlikgoller01) February 18, 2022