Moti i keq ka goditur Britaninë gjatë orëve të fundit. Stuhia Eunice me erëra deri në 122 km/h ka shkaktuar dëme të mëdha në shtetin ishullor.
Sipas ekspertëve kjo është stuhia më e rëndë që nga viti 1987. Në media janë publikuar pamjet teksa shihet që era tepër e fortë rrëzon këmbësorët.
Lexo edhe: VIDEO/ Anglia në panik, stuhia e fuqishme ‘përpinë’ stadiumin e Londrës
View this post on Instagram
Pamjet, të xhiruara në Boxpark, tregojnë këmbësorët që shtrëngohen të mos bien në tokë, ndërsa era merr para gjithçka që gjen.
g.v/abcnews.al