Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur dhe ka vendosur për parregullsitë e ndodhura në ndeshjet e fundjavës. Nga klubet e Superiores e ka pësuar vetëm Skënderbeu, kurse Vllaznia u paralajmërua. Ka edhe ndeshje të vendosura në tavolinë dhe pezullime të shumta.
“KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Laçi U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
KF Ada, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 64/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.
Lojtari i KS Korabi U-19, Gerald Abdiu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Sugjerim: Lojtari i KS Korabi U-19, Xhovan Zhuzhi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Burreli U-19, Amadeo Keta, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Burreli U-19, Mateo Ceka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Klosi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FK Kukësi U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Lojtari i Besëlidhja U-19, Emanuel Zekaja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Basania U-19, Dorian Filipaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Shkumbini U-19, Mario Shega, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i AF.Triumph U-17, Albjon Tafili, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Dinamo U-17, Rizarti Palloshi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Teuta U-17 B, Hekuran Tarja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Kinostudio U-17, Rei Pillati, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës së FK Dinamo U-17, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së FC Besa U-19, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Albers Keko, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”. / abcnews.al