Brad Pitt ka paditur ish gruan e tij, Angelina Jolie me pretendimin se ka shitur ilegalisht pjesën që i takonte në kantinën franceze “Château Miraval” që kishin blerë kur ishin bashkë. Pitt thotë se kishte rënë dakord që të mos shiste asnjë nga aksionet e Château, ku ata u martuan në vitin 2014 pa marrëveshjen e të dyve si aksionarë kryesorë.
Por tani është tërbuar pasi ai ka investuar jo vetëm financiarisht por edhe emocionalisht në këtë biznes. Nga kantina franceze, aktori kishte shitur mijëra shishe roze Miraval në mbarë botën. Por Angelina vendosi t’i shesë aksionet e saj një rusi të pasur pa miratimin e tij. Blerësi është oligarku rus, Yuri Shefler, i cili ka paguar 28.4 milionë dollarë.
54-vjeçari është pronar i një grupi ndërkombëtar kompanish që ndër të tjera përfshin kompaninë e shisheve të vodkës ” Stolicnaya “. Sipas mediave ndërkombëtare, dokumentet gjyqësore thonë se: “Angelina Jolie abuzoi me të drejtat e saj duke refuzuar të jepte pëlqimin që Bad Pitt të shiste aksionet e saj.
Ajo shiti pjesën e saj duke e ditur se biznesmeni rus dëshiron të kontrollojë të gjithë biznesin që Brad Pitt ngriti me kaq shumë përpjekje dhe dashuri”.
/abcnews.al